Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 18:00 deri në 02:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan një aksion kontrollues të shtuar në fushën e komunikacionit, si dhe për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në territorin e qytetit të Shkupit.

Gjatë kontrollit u konstatuan 99 kundërvajtje në komunikacion, nga të cilat 11 automjete u ngritën me automjetin special “Merimanga”, u sekuestruan dy automjete për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe, u arrestuan dy të mitur për verifikimin e identitetit, mosndalimin në shenjën “Stop” dhe drejtimin e automjetit pa patentë shoferi.

Katër persona u privuan nga liria pasi gjatë kontrollit tek ata u gjetën lëndë narkotike.

Në koordinim me inspektorët për mjedisin jetësor është kryer matja e nivelit të zhurmës në objektet hotelierike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë matjeve u konstatua se dy objekte hotelierike në zonën qendrore të qytetit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë me zë të lartë, për të cilat u përpiluan procesverbale për shkeljet e konstatuara.

Gjithashtu, gjatë natës së kaluar janë kontrolluar edhe objekte hotelierike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku u verifikua dokumentacioni përkatës.

The post Shkup, 99 shkelje trafiku, arrestime dhe gjoba për zhurmë të lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";