Ende nuk ka prova se personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Zhelezarë e kanë kryer vrasjen.

Nga Prokuroria thonë se po vazhdojnë me hetimet me qëllim që të identifikojnë kryesit e vrasjes.

“Deri në këtë moment, me veprimet e ndërmarra nga MPB dhe ekspertizat e Institutit për Mjekësi Ligjore, nuk janë siguruar prova që krijojnë dyshime të bazuara se të arrestuarit janë kryesit e veprës penale”, thonë nga PTHP.

Ata shtojnë se prokurori nuk do të propozojë masën e paraburgimit për të tre të akuzuarit, ndërsa nga MPB thonë se po vazhdojnë me hetimet për zbulimin e kryesve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, ende nuk ka dëshmi për vrasjen e mjekut appeared first on Telegrafi.