Të dielën dhe të hënën në orët e hershme të mëngjesit është kryer faza e parë e dezinsektimit me aeroplan kundër mushkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit, në sipërfaqe të tërësishme prej rreth 15.000 hektarë.

“Dezinsektimi me aeroplan i përfshiu rajonalet urbane dhe lagjet periferike, të cilat me kënetat e tyre janë mjedis natyror i mushkonjave. Në vijim është edhe dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave të mëdha, e cila filloi të hënën, ndërsa do të realizohet deri të premten”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.

Ata përkujtojnë se këtë vit Bashkia e Shkupit ka kryer edhe dy dezinsektime tokësore dhe dy me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave.

Shkup: Është bërë dezinsektimi i parë kundër mushkonjave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";