Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 183 gjoba, prej të cilave: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 30 gjoba për këmbësorët të cilët kanë shkelur rregullat në trafik, 7 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 50 gjoba për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

The post Shkup: Gjoba për 183 shoferë dhe 30 këmbësorë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";