Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:50 Ndihma e Shpejtë në Saraj ka raportuar se në fshatin Arnaqi është konstatuar vdekja nga korrenti e dy personave të gjinisë femërore, përcjell TV21. MPB thekson se dy viktimat janë nënë e bijë.

“Punonjësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së N.S. (27) nga fshati Arnaqi, diku rreth orës 14:10 ka gjetur motrën e saj M.S. (24) nga i njëjti fshat në banjë të prekur nga rryma, ajo është drejtuar për ndihmë, por ndërkohë nëna e saj Z.S. (57), teksa po përpiqej të ndihmonte M.S., gjithashtu është goditur nga rryma. Ambulanca ka konfirmuar vdekjen e të dy personave”, theksojnë nga MPB.

 

The post Shkup, nënë e bijë vdesin nga goditja e rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";