Sipas një njoftimi të marrë nga Bashkia e Shkupit – Sektori për Punë Komunale, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup informon se më 11 maj 2025 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, e njëjta do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thonë autoritetet.

Bletarët këshillohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, nesër do ketë dezinsektim appeared first on Telegrafi.