Ndërmarrja e Qarkullimit Publik “Shkup” kumtoi se nxënësit e vitit të parë të arsimit të mesëm, të cilët i plotësojnë kushtet për transport falas, biletat do t’i marrin në shkollat ​​e tyre amë.

“Nxënësit nga klasat e larta, në rast nevoje për kartelë të re elektronike “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin një të re/dublikatë në çdo qendër për personalizim të NQP Shkup. Për përgatitjen e kartelës është e nevojshme të dorëzohet vërtetim nga shkolla dhe të paguhet një herë 200 denarë, informon NQP.

Biletat e shkollave të mesme për shfrytëzim falas të transportit publik në Shkup janë të vlefshme për të gjitha linjat (qytet dhe periferikë) nga ora 5 e mëngjesit deri në mesnatë, përkatësisht nuk janë të vlefshme për shfrytëzimin e linjave të natës.

The post Shkup, nxënësit e shkollave të mesme biletat falas të autobusit do t’i marrin në shkolla appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";