Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera.

Kështu ka vendosur sot Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e 13-të.

Në vitet e kaluara bileta falas u vlente nxënësve vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për muajin korrik ose gusht.

“Me vendimin e sotëm të Këshilli i Bashkisë së Shkupit do të mund të voziten falas. Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të obligueshëm në shkollat e mesme nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat e mesme shtetërore”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, për nxënësit e shkollave të mesme transport falas edhe gjatë pushimeve verore appeared first on Telegrafi.