Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SP “Prolet” në Shkup, do të punojë nesër dhe pasnesër, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pika për ndërrimin e dokumenteve personale, do të punojë të shtunën dhe të dielën nga ora 8 deri në ora 16.

“Qytetarët që dëshirojnë të ndërrojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa termin paraprak”, njoftoi MPB.

MPB para tre ditëve hapi pikën e re për nxjerrjen e dokumenteve personale në Komunën e Kisella Vodës. Kjo pikë mundëson që mbi 1000 persona të kalojnë të gjitha procedurat për marrjen e dokumenteve personale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin do të punojë edhe gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.