Profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kërkojnë paga më të larta.

Ata i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Financave.

Ata thonë se ka pakënaqësi të madhe për situatën aktuale, e cila sipas tyre “asnjëherë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët”.

Në letrën e tyre, profesorët nga UKM potencojnë pagën mesatare, e cila në vend ka arritur më shumë se 31 mijë denarë, e krahasojnë me pagën e profesorit asistent në universitet, e cila kap shifrën prej rreth 30 mijë denarë, gjegjësisht nën mesataren.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kurrë në histori UKM nuk është degraduar dhe harruar. Prandaj, kërkojmë nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes kolektive me projeksionet e planifikuara katërvjeçare të rritjes së pagave në rebalancin e buxhetit”, thuhet në letrën e hapur të profesorëve nga UKM drejtuar autoriteteve.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, pedagogët bëjnë të ditur se do të zhvillojnë protestë paqësore ose grevë në seancën e provimeve të qershorit.

Shkup: Profesorët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";