“Studentët që kanë biletë vjetore për shfrytëzim falas të transportit publik kanë të drejtë të qarkullojnë me autobus deri në fund të muajit shkurt dhe me biletë të zgjatur/të paverifikuar për vitin aktual”, thonë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”.

NQP Shkup në këtë rast ka përmbushur kërkesën e Kuvendit Studentor Universitar në USHCM-së, i cili së fundi ka kërkuar vazhdimin e afatit për vazhdimin e vlefshmërisë së biletës studentore, duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, e cila, siç thuhet, fakulteteve u shkakton vështirësi në organizimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit të nevojshëm për zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, njofton NQP.

Bileta vjetore studentore për përdorimin falas të transportit publik nuk vlen në tarifën e natës.

Shkup: Studentët mund të përdorin transportin publik pa biletë të vërtetuar deri në fund të shkurtit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";