Edhe kjo ndodhi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët u angazhuan që të lëvizin një veturë të parkuar keq, që të mund të kalojë vetura e Ndihmës së shpejtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në parkun e qytetit që është disa kilometra larg qendrës së Shkupit.

Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe me këtë autori i videos kërkon që mos përsëritet kjo ngjarje pasi qytetarët kanë halle dhe Ndihma e shpejtë nuk duhet të presë.

Vetura ishte parkuar në vendin e shënuar me “X”, që është vendkalim ndërtese apo rrugë dytësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas dëshmitarëve, pronari i veturës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi ka shkuar Ndihma e shpejtë por ka ikur nga aty, shkaku i kritikave të qytetarëve për gjestin e tij. /Telegrafi/

 

Shkupjanët u detyruan ta lëvizin me duar një veturë që ishte parkuar keq për t’i liruar rrugë Ndihmës së shpejtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";