Një shofer që po transportonte 17 imigrantë ka goditur një semafor në Strumicë, duke lënduar pasagjerin e tij nga fshati Bllacë dhe një nga 17 imigrantët.

Nga MPB thonë se 6 nga 17 emigrantët janë të mitur.

“Me datë 20.08.2023 në ora 20:00 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Klimenti i Ohrit” dhe “Bashkim Vëllazërimi” në Strumicë, personi duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Volkswagen Tuareg” ka goditur një semafor, pas çka drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e aksidentit në automjet po transportoheshin 17 imigrantë nga Siria, nga të cilët 6 të mitur dhe N.B.(45) nga fshati Bllacë, komuna Çuçer Sandevës. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri N.B. dhe një person tjetër imigrant”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shoferi godet semaforin, policia në veturë i gjen 17 imigrantë nga Siria appeared first on Telegrafi.