Shoqata AMOS me veterinerë nga qyteti i Shkupit, kanë filluar aksionin për kapjen e qenve endacak në qytetin e Tetovës.

Nga atje thonë se kapja e qenve bëhet me mjete moderne që nuk e dëmtojnë aspak qenin dhe kryhen kontrolle të detajuara ndaj tyre.

“Duke filluar nga mbrëmë (00:00- 04:30), duke u bazuar në thirrjet telefonike nga vet qytetarët në numrin e përmendur nga shoqata AMOS, veterinarë nga Shkupi, përfaqësues komunal dhe nga shoqata AMOS kanë zhvilluar aksionin e kapjes së qenve endacak më agresiv. Aksioni i kapjes së këtyre qenve është zhvilluar në disa lokacione ku turma e qenve ka qenë më e madhe (lagjia Teteks, varrezat e qytetit, qendra e qytetit dhe komuna e Tetovës). Kapja e këtyre qenve është bërë në mënyrë profesionale me pushkë anestezionale jo dëmtuese. Gjithashtu, qent gjatë kapjes kontrollohen se a janë të vaksinuar dhe se a kanë çipa regjistrues. Vlen të theksohet se përgjegjëse për strehimin e këtyre qenve është shoqata AMOS. Aksioni vazhdon edhe ditëve në vijim”, thuhet në komunikatën e AMOS.

Theksojmë se rajoni i Pollogut vazhdimisht ka pasur një numër të madh të qenve endacak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht se në disa raste komunat kanë ndërmarrë disa iniciativa për zgjidhjen e problemit, sërish qentë endacak mbesin një ndër problemet kyçe për sigurinë e lëvizjes së qytetarëve.

Shoqata AMOS ka filluar me kapjen dhe trajtimin e qenve endacak në qytetin e Tetovës shkruan Telegrafi.