Të ndryshohet rregullorja, gjegjësisht ligji i prokurimit të ilaçeve për pacientët me kancer, kërkon shoqata “Hema Onko”.

Kjo pasi që në rregulloren aktuale – për shkak të procedurave tenderuese – ekzistojnë boshllëqe në furnizimin e ilaçeve, thotë Ana Marjanoviq nga kjo shoqatë.

Aktualisht nuk ka tumor-markerë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe cisplatin dhe taksol për pacientët.

“Po kjo është një terapi që kohë pas kohe mungon te onkologjiku, problemi do të tejkalohet nëse ndryshohet mënyra e prokurimit të ilaçeve në këtë klinikë. Nuk bëhet fjalë për terapi të shtrenjtë por për terapi që nuk kushton shumë megjithatë procesi i prokurimit e vështirëson blerjen e saj në Klinikë e Onkologjisë”, tha Ana Marjanoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se po ndryshojnë dhe përshtatin një zgjidhje ligjore për të eliminuar problemet me tumor-markerët.

Mungesa e shënuesve të tumoreve, Aliu: Po punojmë për një zgjidhje ligjore do ta zgjidh këtë problematikë

Ministri tha se tumor-markerët mund të përpunohen në Biokimi, ndërsa për ilaçet tjera, si cisplatina dhe taksoli, tha se nuk është i informuar se ka mungesë.