Shoqata Shkencore për Autizëm në RMV: Nevojitet trajtim më bashkëkohorë për autizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata Shkencore Maqedonase për Autizmin shënon përvjetorin e 25-të nga themelimi i saj. Për shumë vite, shoqata ka ofruar shërbime diagnostikuese dhe këshillim falas për familjet e fëmijëve me autizëm.

Nga kjo shoqatë theksojnë se vendi ynë vitet e fundit ka përparuar në këtë fushë, mirëpo ende nuk është në nivel të kënaqshëm për diagnostikim, trajtimin dhe metodat më të reja për fëmijët që vuajnë nga autizmi.

“Shumë punë kanë ndryshuar për fatin tonë, por ka ende shumë punë në këtë fushë. Ne si organizatë joqeveritare nuk jemi krijues të politikave dhe ne mundemi të kemi vetëm ndikim indirekt ndaj resorëve të ministrive. Prindërit duhet të drejtohen në tre ministri në Ministrinë e Shëndetësisë, të Politikës Sociale dhe Ministrinë e Arsimit. Pikat kryesore janë që duhet më tepër përfshirje dhe përfshirje më të mirë. Kujdes shëndetësor për këta persona, sepse nuk munden të qasen në mënyrë elektronike, u duhet ndihmë. Sipas hulumtimeve tona në vend, afër 20 mijë persona janë me autizëm.”, – thanë nga Shoqata Shkencore Maqedonase për Autizëm.

Prindërit që kanë fëmijët me autizëm thonë se nuk e kanë aspak të lehtë jetën. Kërkojnë nga autoritetet kompetente përkrahje më të madhe për këta fëmijë, por edhe për prindërit për t’ua lehtësuar gjendjen.

Advertisement

“Sfidë e madhe për fëmijët me autizëm ishte nëpër shkolla, tash është përmirësuar kjo gjendje me sjelljen e ligjit për inkluzivitet. Jeta me fëmijët me autizëm është shumë me sfida prej daljes nga shtëpia. Djali im tash ka 16 vite dhe shkon rregullisht në shkollë, ka asistent. Mendoj që duhet mbështetje më të madhe t’u bëhet edhe prindërve që kanë fëmijët me autizëm.”, – tha një prind.

Nga Shoqata Shkencore Maqedonase për Autizëm thonë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat, mbështetjen dhe përfshirjen e personave me autizëm. /RTVM2

The post Shoqata Shkencore për Autizëm në RMV: Nevojitet trajtim më bashkëkohorë për autizmin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy