Shpaloset pllaka përkujtimore për ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, ku mbetën të vrarë katër qytetarë të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pllakë përkujtimore është shpalosur sot për ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, ku mbetën të vrarë katër qytetarë të Shkupit.

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti me rastin e kësaj ceremonie tha se ngjarja e Bit Pazarit nuk duhet të harrohet kurrë.

Postimi i plotë:

Ka vende ku guri nuk është gur, por lavdi e gdhendur. Ka data që nuk u takojnë vetëm historianëve, por edhe ndërgjegjes. Bit Pazari i vitit 1992 është një nga ato vende. 6 dhe 7 nëntori janë nga ato data.

Advertisement

Sot e shkruam në gur, një ngjarje që nuk guxon të harrohet kurrë. Shpalosëm pllakën përkujtimore për ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, si kujtesë për dhimbjen, refuzim për harresën, thirrje për drejtësi!

Bit Pazari i ’92-shit është mesazh. Është provë. Është borxh. Është harta morale e shqiptarëve. Prej aty shihet gjithçka: edhe padrejtësia e djeshme, edhe përgjegjësia e sotme, edhe drejtimi i të ardhmes.

Përgjigjja jonë është ndërtimi i institucioneve të forta, drejtësisë që nuk përkulet dhe barazisë që nuk bëhet kompromis. Sepse vetëm kështu u jepet kuptim sakrificave dhe sigurohet që padrejtësia të mos përsëritet kurrë.

The post Shpaloset pllaka përkujtimore për ngjarjen e Bit Pazarit të vitit 1992, ku mbetën të vrarë katër qytetarë të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy