Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 2,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është 0.6 për qind.

Rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 5.1 për qind, Veshje dhe mbathje për 1.5 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 1.4 për qind, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5 për qind, Shëndeti për 0.4 për qind dhe Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3 për qind.

Rënia e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7 për qind dhe Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1 për qind.

Advertisement

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Restorante dhe hotele, Komunikimi dhe Arsimi mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 1.6 për qind.

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7 për qind.

The post Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy