Mbrëmë Oda Ekonomike e Energjetikës së Maqedonisë në profilin e saj në Facebook njoftoi se vetura në të cilën ishte duke vozitur kryetari i Odës Ekonomike Gjorgi Manaskov ka shpërthyer në autostradën te udhëkryqi në Vizbegovë në drejtim të Shkupit.

Manaskov ishte me një udhëtarë në makinë në momentin e shpërthimit.

Oda e Tregtisë bën me dije se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë Mercedesin S200 të zi, i cili u dogj krejtësisht në më pak se 3 minuta.

Nga Oda bëjnë të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpërthen vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës së Maqedonisë Gjorgji Manaskov shkruan Telegrafi.