Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në qarkoren e Manastirit.

Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, informoi se ka vënë në funksion të plotë shtabin për mbrojtje dhe shpëtim.

Në luftimin e zjarrit janë përfshirë mbi 50 persona, prej të cilëve 35 janë zjarrfikës nga NJTKZ Manastir, përfaqësues të shoqatave vullnetare të zjarrfikësve dhe qytetarë – vullnetarë.

Ndryshe, zjarr aktiv ka edhe në malin Serta, për shkak të të cilit është mbyllur për qarkullim rruga rajonale Negotinë – Shtip. Autoritetet njoftuan se për shuarjen e zjarreve aktive ndihmë do të dërgohet nga Turqia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shpërthen zjarr edhe në Manastir, Konjanovski: Është vënë në funksion shtabi për mbrojtje dhe shpëtim appeared first on Telegrafi.