Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:55 është marrë njoftimi se ka rënë zjarr në fabrikën e vjetër në “Komuna”.

Njësia e zjarrfikësve të Shkupit për “Lokalno” ka thënë se bëhet fjalë për një depo ku është djegur materiali plastik.

“Është një sasi më e madhe e mbetjeve plastike ku grimcohet dhe riciklohet. Ndërhynë 9 automjete dhe 20 zjarrfikëse. Zjarri u vu shpejt nën kontroll”, tha për “Lokalno” Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Për momentin në terren ndodhet ekipi i zjarrfikësve që monitoron terrenin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpërthen zjarr në fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup, janë djegur mbetje plastike shkruan Telegrafi.