
Dy pjesëtarë të Ushtrisë së RMV-së u lënduan në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën e Tetovës, sipas informacioneve fillestare nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.
“Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, me dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore.
Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhynin, pas së cilës u dërguan në Spitalin e Tetovës, informoi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë./TV21/
The post Shpërthen zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtar appeared first on Telegrafi.
Advertisement