Sot në mëngjes në ora 09:35 në njësitin e zjarrfikësve në Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në QT “East Gate” në Shkup.
Zjarri, siç njofton për “Makfax” Zvonko Tomevski, komandant në njësitin e zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, ka shpërthyer tek një restorant në katin e mësipërm të qendrës tregtare.
Sipas Tomevskit, është djegur një nga kanalet e ventilimit të restorantit.
“Ekipi i zjarrfikësve ka reaguar shpejtë, ndërsa për momentin po pastrohen edhe mbetjet e fundit nga zjarri”, njofton Tomevski.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale./Telegrafi/
The post Shpërthen zjarr në një qendër tregtare në Shkup, flasin zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.