
Ka shpërthyer një zjarr i madh pranë fshatit Marvinci, Vallandovë.
Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, po digjet bar i thatë dhe shkurre të ulëta.
Bëjnë të ditur se në terren po intervenon Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Vallandovë me një automjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka proceduar kërkesë deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit. MPB do të dërgojë helikopter për të ndërhyrë nga ajri, përcjell “TV21”.
Zjarr ka shpërthyer edhe në pranë fshatit Furkë, Dojran.
Po digjet bar i thatë dhe shkurre të ulëta. Në terren kanë dalë:
• Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Gjevgjeli me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës
• Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve Dojran me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës
The post Shpërthen zjarr në Vallandovë, QMK kërkon helikopterë nga MPB-ja appeared first on Telegrafi.