Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën e sotme ratifikoi marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontrolle të përbashkëta kufitare sipas të njëjtit model siç e kemi me Kosovën dhe Malin e Zi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.

Ai tha se në të gjitha gjashtë vendkalimet kufitare do të ketë vetëm një sportel kontrollues.

“Marrëveshja bazohet në modelet që i kemi me vendet tjera fqinje dhe që i përgatitëm me konsultim me misionin PAMEKA në Shqipëri. Qëllimet kryesore janë lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallit si dhe të rritet bashkëpunimi në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe këmbimin e shpejtë të informacioneve me qëllim që të rritet kapaciteti profesional i zyrtarëve të policisë kufitare dhe të kontrollohet cilësia e zbatimit të Ligjit për kontroll kufitar”, tha Çuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij të gjithë e kanë të qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim që “t’i përforcojë lidhjet me fqinjin tonë”./Telegrafi/

Shqipëria ratifikon marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare shkruan Telegrafi.