“Bankat e Maqedonisë janë të kujdesshme për rritjen e kamatës, duke pasur parasysh se rritja drastike dhe e shpejtë mund të ndikojë në aftësinë e shfrytëzuesve të kredisë për t’i kryer obligimet e tyre”, thotë kryetarja e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, Maja Stevkova-Shteriava.

Shteriava për Agjencionin Informativ të Maqedonisë deklaroi se çdo përdorues i kredisë apo depozitues bankar duhet t’i kushtojë vëmendje përcaktimeve në kontratë për të shmangur keqkuptimet apo panikun e panevojshëm për normat e interesit.

“Normat fikse të interesit sipas definicionit nuk ndryshojnë për periudhën derisa janë fikse dhe në atë rast nuk ka nevojë për shqetësim. Por është shumë e rëndësishme të kemi kujdes dhe të shohim dispozitat në kontrata”, thekson Stevkova-Shterieva.

Stevkova-Shterieva thekson se sistemi bankar është stabil dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kapitali dhe rezervat janë treguar të mjaftueshme që bankat të përballen me sfidat aktuale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumica e bankave operojnë me fitim me rritje solide të fitimit të arritur në gjysmën e parë të vitit.

The post Shteriava: Bankat e Maqedonisë janë të kujdesshme për rritjen e kamatës appeared first on Telegrafi.