Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka shtyrë votimin e Raportit për progresin e Maqedonisë së Veriut nga raportuesi i PE për RMV-në, eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchuk, i përgatitur sipas raportit të Komisionit Evropian.

Raporti për Maqedoninë e Veriut ishte pika e pestë e seancës së sotme të AFET.

“Pika numër 5 duhet të ishte votim për Raportin për Maqedoninë e Veriut. Është shtyrë, prandaj nuk ka nevojë të diskutohet tani”, tha në seancë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Në Raportin e Progresit për RMV e raportuesit të PE-së, eurodeputetit bullgar Kyuchuk, të përgatitur pas raportit të KE-së, përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet thirrje për qetësi, dinjitet dhe pjekuri në marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumentit, në të cilin viti 2030 përmendet si datë kur vendi duhet të plotësojë kushtet për anëtarësim në BE, i janë dorëzuar 320 amendamente, 50 prej të cilave janë të eurodeputetëve bullgarë, të cilat duhet të shqyrtohen nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme./Telegrafi/

Shtyhet votimi i raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut në PE shkruan Telegrafi.