Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e takimit të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin Bërdo-Brioni”, zhvilloi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin përshëndeti progresin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe hapjen e klasterit të pestë nga gjithsej gjashtë.

Siç kumtohet nga Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, në takim u diskutua rrjedha aktuale e negociatave midis Shqipërisë dhe Unionit dhe mënyra e menaxhimit të tyre.

“Presidenti Begaj theksoi se disa nga shtetet anëtare të Unionit duan ta shohin rajonin brenda BE-së shumë shpejt”, theksohet në kumtesë.

Ai shprehu gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, duke shtuar se anëtarësimi në BE garanton sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përforcimin e kapacitetit demokratik.
Në takim u konfirmua nevoja për të nxitur partneritetin e ndërsjellë në një nivel shumëpalësh, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";