Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova u takua me Papën e ri Leo XIV.

“Takimi i gjatë me Papën, mund të paramendoni se si duket një bisedë me një matematikan, filozof dhe udhëheqës shpirtëror. Diçka e mrekullueshme”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Presidentja theksoi se në këtë kohë të pasigurisë dhe ndarjes së madhe në botë, janë të domosdoshme fjalët e tij për paqe të përhershme. Ata u pajtuan se në botë duhet të ndodhin reforma në KB dhe përfshirjen e tyre në zgjidhjen e problemeve por edhe rishqyrtimi i rrugës që kanë zgjedhur shumë nga politikanët.

“Mendoj se Papa është njeriu i vërtetë në vendin e vërtetë, jo vetëm erudit por edhe njeriu tek i cili mund të kesh besim. Njeri i cili e di si të bisedojë dhe të ndihmojë”, u shpreh presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim tradicionalisht shkëmbyen dhurata./TV21/

 

The post Siljanovska Davkova takon Papën Leo XIV: Në botë duhet të ndodhin reforma në Kombet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";