Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Këtë për AIM e konfirmuan nga Zyra e Presidentes.

Afati për dhënien e mandatit për përbërjen e qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor.

Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar që brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë, partisë gjegjësisht partive që kanë shumicën në Kuvend, ndërsa mandatari brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, duhet të paraqesë në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përbërja e re parlamentare u zgjodh në një seancë konstituive të martën. Në të njëjtën ditë, kryetar i Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi./Telegrafi/

The post Siljanovska javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re appeared first on Telegrafi.