“Tempi i regjistrimit është më mirë se sa e kemi pritur. Mesatarisht rreth 100 mijë njerëz në ditë regjistrohen”.

Kështu tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, në emisionin “Utrinski Brifing”. Ai informoi se regjistrimi zhvillohet çdo kund dhe se nuk ka orar të veçantë për mjediset urbane dhe rurale.

Simovski deklaroi se të gjitha thirrjet për bojkot të regjistrimit kanë rënë në ujë.

Ndërsa në lidhje me spekulimet në mediumet për numrin e bullgarëve të regjistruar, Simovski tha se kjo është çmenduri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një gjë e tillë nuk meriton koment. Asnjë person deri tani nuk ka hyrë në të dhënat që janë mbledhur”, tha Simovski.

Ai shtoi se ueb-faqja e ESHS-së gjatë gjithë kohës sulmohet nga hakerët, por tha se kjo nuk ka lidhje me pjesën e regjistrimit./Telegrafi/

Simovski: Spekulimet për regjistrimin e bullgarëve janë çmenduri, asnjë person nuk i di të dhënat e mbledhura deri tani shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";