Në këtë periudhë, përveç infeksioneve respiratore, simptomat e sëmundjeve alergjike po dominojnë, sipas deklaratave të drejtoreshës së Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, asistent profesoreshë Valentina Cvejoska Çolakovska. Ajo tha se shumica e rasteve përfshijnë sëmundje si riniti alergjik, rinokonjuktiviti, laringiti, bronkoobstruksionet dhe acarimet e astmës.

“Kushtet e motit dhe ngrohja e menjëhershme kontribuan në vegjetacionin e hershëm të pemëve dhe barërave, gjë që rriti përqendrimin e polenit në ajër. Më shpesh, fëmijët me këto simptoma trajtohen në baza ambulatore. Në këtë moment Klinika ka 15 fëmijë të shtruar në nevojë për trajtim spitalor”, sqaroi drejtoresh e Klinikës së Fëmijëve.

Në ambulancat e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, po ashtu, kontrollohen në baza ditore nga 100 deri në 150 fëmijë, tregon Cvejoska Çolakovska.

Nuk kemi pasur alergji të tilla, në mesin e këtij shekulli konsiderohet se çdo i dyti fëmijë do të ketë një lloj alergjie. Por nuk është vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, nënvizoi drejtoresha, duke sqaruar se ka shumë arsye për rritjen e alergjive tek fëmijët, duke përmendur ndër të tjera edhe ndotjen e ajrit dhe se cila është dieta. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Simptomat e sëmundjeve alergjike mbizotërojnë përveç infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët në Shkup shkruan Telegrafi.