Rritja e pagave me 30% për punonjësit shëndetësor dhe personelit teknik, marrëveshje të re kolektive, stazh me benefite për punonjësit e urgjencës mjekësore, radiografisë dhe spitalit psikiatrik si dhe ndryshimi i menjëhershëm i kontratave nga ato me afat të caktuar në kontrata pa afat, janë kërkesat e Sindikatës së pavarur të punonjësve të shëndetësisë, shkruan Alsat.

Javës ardhshme do të nisin protestë paralajmëruese në vendet e punës.

Në kohën e pauzës gjysmë ore do ta shprehin revoltën në punë, por duke mos i lënë keq pacientët për kontrollet e tyre.

“Kishim vetëm një propozim për rritje të pagave 15% vetëm për infermieret, por ne nuk e pranuam sepse ne jemi një zinxhir në shëndetësi dhe njëri pa tjetrin nuk mundemi. Andaj do të vazhdojmë të luftojmë për rritje të pagave 30% për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe personelit teknik e administrativ”, u shpreh Kristina Olevska, Sindikata e pavarur e të punësuarëve shëndetësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjitha institucionet shëndetësore në Maqedoni më 19 tetor 2023, të enjten në ora 10:30 të bëjmë një protestë paralajmëruese sepse nëse ne nuk i prijmë punës mos të presim nga të tjerët. Luftojmë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në gjithë vendin. Presim të bashkëngjiten nga Manastiri, Prilepi, Kumanova, Gostivar, Tetovë, Krushevë dhe gjithë së bashku të kërkojmë pagë të dinjitetshme”, tha Bobi Bojçevski, Sindikata e pavarur e të punësuarëve shëndetësor.

Sindikata e pavarur e Shëndetësisë do të njoftoj ministrin dhe Qeverinë dhe nëse nuk merr përgjigje protestat do të radikalizohen. Sipas Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësor, paga mesatare e rreth 25 mijë punëtorëve në vend është nën mesataren e shtetit, madje paga fillestare e punëtorëve shëndetësorë është 20.700 denarë, e mjekëve nga 32 deri në 35 mijë denarë dhe specialistët është maksimumi 45 mijë denarë./ Alsat.mk

The post Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë në Maqedoni kërkon rritje të pagave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";