Në Universitetin e Tetovës sot u organizua protestë, në shenjë të mos nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon rritjen e pagave për punonjësit universitar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga Sindikata thonë se janë ndjerë të injoruar me mosnënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Sindikatat janë të bashkuar ndajnë mendimin se janë injoruar dhe diskriminuar nga Kuvendi i RMV-së me mos nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me pesë universitetet publike dhe llogaritjen e pagave sipas kësaj marrëveshje”, thanë nga sindikata e universitetit të Tetovës.

Nga atje përshëndesin nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në mes Kuvendit dhe Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, por u bëjmë thirrje institucioneve se janë duke aplikuar standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi me pesë universitet e tjera publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje kërkojnë që kryetari i Kuvendit që të nënshkruajnë marrëveshjen kolektive para shpërbërjes së Kuvendit të RMV-së./Telegrafi/

The post Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";