Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Klinikën Universitare dhe në institucione të tjera publike shëndetësore është kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvendosjen e 300 punonjësve shëndetësorë, të cilët do të duhej të parkojnë në garazhet e hotelit
“Limak”.

Lexo po ashtu
Azir Aliu: Automjetet e punonjësve shëndetësor nuk do të parkohen më brenda në Klinikën “Nënë Tereza”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sindikata dyshon se pas këtij marrëveshjeje të ministrisë për përdorimin e parkingut të “Limak-ut” fshihet një formë e re e partneritetit publiko-privat, ndërsa si problem shtesë në reagimin e saj ngre pyetjen se si do të vazhdohet me pagesën e parkingut për të punësuarit, kur “Limak” nuk ka leje nga Komuna e Qytetit të Shkupit për të kërkuar pagesë për parkingun e tij.

“Marrja e një vendimi të tillë pa paralajmërim paraprak, pa konsultim me Sindikatën e Klinikës Qendrore dhe pa takime me drejtorët e klinikave, ngre dyshime serioze për transparencën dhe qëllimin e këtij procesi. Për më tepër, nga informacionet e disponueshme mësojmë se ‘Limak’ nuk ka leje nga Këshilli i Qytetit të Shkupit për të kërkuar pagesë për përdorimin e parkingut nëntokësor, dhe ligjërisht nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë për të”, thuhet në reagim.

Kjo vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe bazën juridike të zgjidhjes së propozuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si zgjidhje për problemin e madh të parkimit në Qendrën Klinike, ministri i Shëndetësisë, Aliu, i cili së fundmi ka marrë këtë
funksion, njoftoi dje në një konferencë për media se planifikohet që, në mënyrë vullnetare, 300 të punësuar të parkojnë automjetet e tyre jo në Qendrën Klinike, por në garazhet nëntokësore të “Limak-ut”./Telegrafi/

The post Sindikata kundër vendimit Azir Aliut: Nuk ka transparencë, dyshohet se ka partneritet publiko-privat në dëm të punonjësve shëndetësor appeared first on Telegrafi.