Komisioni anketues që e formoi Kuvendi i RMV-së për konfirmimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, sot do të vazhdojë me punë me dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve.

Në seancën e djeshme Komisioni dëgjoi ish-ministrin dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Venko Filipçie dhe Fatmir Mexhiti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më parë janë dëgjuar edhe ish-ministri Bekim Sali, si dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Komisioni hetimor për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë është formuar më 29 shtator pasi Prokuroria Publike ka hapur hetimet paraprake për këtë rast pas raportimeve në media për keqpërdorime dhe parregullsi në trajtimin e pacientëve nga kjo klinikë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Skandali në Onkologjinë e Shkupit, sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve appeared first on Telegrafi.