Deputeti i Frontit Europiam, Skender Rexhepi-Zejd kërkon që qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare.

Skender Rexhepi e quan këtë vendim si diskriminues, antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Thotë se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jo rezident, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të korrigjuar vendimin.

“Ashtu siç ishte problematike, dhe ishte diskutabile dhe u arrit me Gjykatën Kushtetuese të ndryshohet metodologjia e punës së Ligjit për Regjistrim, njëjtin pozicion është edhe qeveria dhe kryeministri, të cilët bëjnë ndarje të qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë në këtë vendim, dhe diskriminojnë qytetarët e RMV-së, në veçanti shqiptarët që jetojnë në mërgatë”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Skender Rexhepi: Qeveria ta anulojë vendimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve komunalë appeared first on Telegrafi.