Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi në konferencë për shtyp ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Hristijan Mickoski, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të metodologjisë së regjistrimit të popullsisë që ndau banorët në rezidentë dhe jorezidentë, tha se vendi ka të dhëna 23 vjet të vjetra.

Zejdi thotë se vendimi i Kushtetueses nuk i prek të dhënat e përgjithshme nga procesi statistikor.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të kërkesës sonë, iniciativës sonë si Front Europian, ne kemi kërkuar dhe kemi arritur që të largohet ndarja, kategorizimi në rezidentë dhe jorezidentë, ndërsa të dhënat e përgjithshme fare nuk janë prekur, kanë mbetur ashtu çfarë kanë qenë”, theksoi Zejdi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Skender Rexhepi: Vendimi i Kushtetueses nuk i prek të dhënat e përgjithshme të regjistrimit appeared first on Telegrafi.