Skriningu në Trubarevë: 18 banorë me pasoja shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skriningu në Trubarevës nxori 18 banorë me pasoja shëndetësore, të cilët u udhëzuan të bëjnë trajtime të mëtutjeshme shëndetësore në Klinikën e Pulmologjisë. Në ekzaminimet dy ditore të zonës pranë ekipeve mobile u paraqiten vullnetarisht 214 banorë, të cilët u shprehen se kishin simptome të vështirësive në frymëmarrje, marramendje dhe djegie të fytit. Ministri i Shëndetësisë tha se protokolli parashikon të ketë edhe dy skriningje të tjera në Trubarevë.

“Pas 3 dhe pas 6 muajsh gjithashtu do të kemi skrining dy ditor. A është e mjaftueshme? Në ditën e parë dhe të dytën vlerësoj se qytetarët që vendosën ti nënshtrohen atij protokolli ishin atje. Nëse ka të interesuar të tjerë ne do të vazhdojmë me skriningun. Kemi dërguar e-mail tek institucionet, nëse dikush nga të punësuarit si zjarrfikës, punëve të brendshme apo mbrojtjes të paraqiten në spitale”, tha Azir Aliu.

Sipas protokollit do të verifikohen sërish tre elementet kimike në ujë, tokë dhe ajër të asaj zone për të parë nëse cilësia e ajrit, ujit dhe prodhimeve bujqësore është brenda normave të lejuara të kualitetit.

Ministri Aliu tha se së shpejti do të bëhet edhe një matje shtesë për të siguruar banorët që mund të konsumojnë produktet e kultivuara bujqësore.

Advertisement

“Pas rënies së shiut të parë gjithashtu do të bëjmë matje, sipas atyre parametrave Instituti i shëndetit publik ka informuar, njësoj edhe ne si Ministri e Shëndetësisë për ato elemente. Organet kompetente tjera shpresoj të jenë aktive dhe të dalin me rezultate, ndërsa si MSH do të dalim me rekomandime”, deklaroi Aliu.

Përndryshe, tre ditë pas zjarrit që shpërtheu atje më 13 shtator, analizat e Institutit të Shëndetit Publik nuk përcaktuan praninë e radioaktivitetit në ajër dhe tokë, as të metaleve të rënda në ujë. ISHP njoftoi se kishte vetëm një rritje në dy parametra, Bakër dhe Zink ku u vu re vetëm nga një vend të ekzaminuar – shtresa sipërfaqësore ku digjeshin bateritë e litiumit. Por pavarësisht kësaj, matjet e 13 dhe 14 shtatorit vunë re se përqendrimi i kadmiumit ishte 59 nanogramë për metër kub – pothuajse 12 herë më shumë se e lejuar. Kishte gjithashtu sasi të rritura të arsenikut në ajër (8.9 nga 6 të lejuara) dhe plumbit (0.75 nga 0.5 e lejuar), dhe vetëm nikeli mbeti brenda kufijve të lejuar./TV21/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy