Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe për “TV21”, foli për nënshkrimet e mbledhura mbrëmë në Kuvend.

Ai tha se 61 nënshkrimet e mbledhura dëshmojnë se qeveria aktuale është jo legjitime.

“Partitë politike të cilët nuk janë pjesë e e këtij regjimi hibrid, regjimit më të korruptuar në rajon i tejkaluan dallimet e tyre dhe ne fakt i mblodhëm 61 nënshkrime që t’i dëshmojmë qeverisë se është jo legjitime”, u shpreh deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Në pyetjen se a janë të sigurt 61 nënshkrimet e mbledhura, Snopçe tha se 61 deputetë, 61 burra, 61 njerëz serioz të zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“61 deputetë, 61 burra, 61 njerëz serioz të zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimet. E tani flasim a janë të sigurt. Kjo shumicë prej 61 do të rritet ditët në vijim, ju garantoj, sepse deputetët e zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.

Këto njerëz të gjithë kanë luftuar kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë konsideruar se kjo qeveri është e kriminalizuar, e korruptuar dhe normalisht siç thash paraprakisht instancat ndërkombëtare e quanin qeveri hibride”, theksoi Snopçe.

Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";