
Pasi eksponentë të VLEN dolën me deklarime se Qeveria ka sjellë ligjin e ri për kazinotë, ka reaguar ish-partneri i koalicionit të tyre, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
Deputeti Snopçe thotë se “Ligji me të cilin mburet VLEN nuk dallon aspak nga ligji i Artan Grubit, pasi i njëjti vetëm i largon nga 500 metra prej shkollave dhe çerdheve, por nuk i mbyll kazinotë”.
“Disa eksponentë të VLENIT qenkan lëvdëru se qeveria sot e paska kalu ligjin për kazinot ku është paraparë distancë ndërmjet tyre prej 500 metrash. Çka u bë me mbylljen e kazinove? VLENI paska reteru dhe fatkeqësisht pas shumë e shumë zotimeve për mbylljen e kazinove, po kthehemi te verzioni “i Artan Grubit”. Pra, edhe në atë verzion që aq shumë e kritikonim kur ishim bashk në kuadër të VLENIT, parashihej distanca e njëjtë prej 500 metrave”, shkruan deputeti Snopçe.
Ai më tej thotë se, sipas tij, i bie që gjithë ato premtime të dhëna paskan qenë së koti.
“A më ndihmon dikush për të bërë dallimin në mes këtij ligji për kazinot me të cilin lëvdërohet VLENI dhe verzionit të ligjit të ashtuquajtur “ligji i Artan Grubit”?”, pyet më tej deputeti i ASH-së.
“Katandisja me fatin e njerëzve me kazinot do vazhdojë”, shkruan më tej deputeti Snopçe.
The post Snopçe: Ligji i VLEN për kazinotë është version i Artan Grubit appeared first on Telegrafi.