
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve nga VLEN të dalin kundër Ligji për Vetëqeverisje Lokale.
Sipas deputetit Snopçe, ky ligj dëmton komunat shqiptare duke shkurtuar ndihmat financiare për kokë banori pasi e përjashton diasporën nga numri i përgjithshëm i popullsisë.
Ai thotë se ky ligj me të cilin lavdërohej Arben Fetai dhe me të cilin dëshirohet të eliminohen qytetarët jorezident nuk do kalojë.
“Ligji për Vetëqeverisje Lokale për të cilin lavdërohej Arben Fetai dhe me të cilin dëshirohet të eliminohen qytetarët jorezident nuk do kalojë. Qëllimi është dëmtimi i komunave shqiptare për të shkurtuar ndihmat financiare për kokë banori. Kur isha koordinator i VLEN-it kishim mendim të palëkundur se jemi kundër dhe për atë arsye para katër muajve kemi kërkuar interpretim autentik për të cilën ende s’kemi përgjigje”, thotë deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
I ftoj kolegët e VLEN-it të tregojnë madhështi dhe të dalin dhe të deklarohen se janë kundër, shton më tej deputeti i ASH-së.
“Njësoj si e bllokuam bashkërisht tendencën për interpretimin e himnit, VLEN duhet të tregojë madhështi dhe të bllokojmë bashkërisht edhe këtë ligj”, thotë më tej deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
The post Snopçe: Ligji për Vetëqeverisje Lokale për të cilin lavdërohej Arben Fetai, dëmton komunat shqiptare sepse shkurton financat dhe përjashton diasporën appeared first on Telegrafi.