Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, sot në konferencë për shtyp tha se Maqedonia e Veriut sërish nuk do të merr datë për fillimin e negociatave, duke shtuar se në vazhdimësi shteti merr vërejtje për moszbatimin e reformave.

Snopçe tha se Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka dhënë mbështetje parlamentare sa u përket çështjeve që ndërlidhen me integrimin evropian, kjo për faktin se qytetarët e meritojnë një gjë të tillë.

“ASH-ja çdo herë ka dhënë përkrahjen parlamentare për çështjet evropiane sepse besojmë se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për sjelljen e politikanëve të papërgjegjshëm. As këshilli i BE-së i mbajtur dje më 14 dhjetor nuk dha datë për fillim të negociatave, por theksojnë nevojën për reforma në gjyqësor, probleme të theksuara në luftën kundër korrupsionit, politizimi i administratës publike, mungesën e mbikëqyrjes parlamentare ndaj shërbimeve të inteligjencës dhe liria e mediave”.

“Kërkohet zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me bulgarinë. Është e qartë se pushteti do të akuzoj Bullgarinë, or qytetarët e dinë më se ky pushtet po punën kundër integrimit evropian”, tha Snopçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Snopçe: Maqedonia e Veriut sërish nuk do merr datë për negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.