Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 543 persona të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup – 240, Ohër – 52, Prilep – 38, Tetovë – 27, Veles, Gjevgjeli dhe Strugë nga 24, Kumanovë – 17, Strumicë dhe Manastir nga 14, Gostivar – 12, Koçan – 8, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Dibër nga 5, Kërçovë, Krushevë dhe Dellçevë nga 4, Resnjë, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 3, Shtip, Berovë, Vinicë, Demir Hisar dhe Bogdanci nga 2, Negotina, Vallandova dhe Radovishi nga 1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 113.939, prej të cilëve 98.676 janë shëruar, ndërsa 3.364 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 mars) është 11.889.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 5.941, Prilep 805 dhe Kavadar 638./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sot 543 persona të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni shkruan Telegrafi.