Sot do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum, vlera e projektit është 11.7 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum me një gjatësi prej 24,3 kilometrash.

“Vlera e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte 11.7 milionë euro.

Kjo do të thotë se pas gati 4 dekadash, jo vetëm banorët e Ohrit, por edhe një numër i madh qytetarësh nga i gjithë shteti, si dhe turistë, do të mund të udhëtojnë nga Ohri deri te kompleksi manastiror i Shën Naumit, por edhe deri në Republikën fqinje të Shqipërisë, në aks rrugor të ri.

Këto projekte kapitale nuk e përmirësojnë vetëm turizmin, por edhe përparimin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

Advertisement

Qeveria punon dhe krijon vepra për prosperitetin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

The post Sot do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum, vlera e projektit është 11.7 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy