Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se sot, e premte ka filluar dhënia e pensioneve për muajin nëntor. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, me qëllim që të sigurohet mbrojtje të pensionistëve nga Covid-19.

Tërheqja e pensioneve nëpërmjet filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët do të shfrytëzojnë kartelë, do të realizohet në katër grupe:

Për pensionet në lartësi prej 11.000 denarë, pagesa do të realizohet më 26.11.2021, e premte.

Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të realizohet më 29.11.2021, e hënë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të realizohet më 30.11.2021, e martë.

Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të realizohet më 01.12.2021, e mërkurë.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartelë pagesore, të lidhur me llogarinë ku transferohen mjetet e pensionit, paratë mund t’i sigurojnë prej 26 nëntorit, e premte.

Sot fillon kryerja e pagesave të pensioneve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";