
Nga mesnata filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, para votimit të së dielës, më 2 nëntor.
Votimi për kryetarë komunash do të zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, por heshtja zgjedhore vlen për të gjithë vendin.
Rregullat për heshtjen zgjedhore zbatohen nga 1 nëntori, duke përfunduar në orën 19:00 të 2 nëntorit.
Qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit nesër me fillim nga ora 07:00, teksa do të votohet vetëm në ato komuna ku ka balotazh.
Advertisement