Në Shkup, dita e dytë e takimit të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Po diskutohen tekstet shkollore për klasën e 7-të në vend, si dhe mundësia e nderimit të përbashkët të Goce Delçevit.

Deri më tani, janë miratuar rekomandime për nderimin e përbashkët të pesë figurave historike – Vëllezërit e Shenjtë “Kiril dhe Metodi”, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klementi i Ohrit dhe Car Samueli, dhe pesë rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.

Komisioni i Përbashkët u formua si rezultat i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, të nënshkruar në vitin 2017.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori appeared first on Telegrafi.