Sot pritet të takohen Mickoski dhe Taravari, do të diskutojnë për funksionin e ASH-së në Qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi dje se sot me shumë gjasa do të takohet me Arben Taravarin për të diskutuar funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale.

Për të, siç tha, është e papranueshme nëse Taravari bashkëpunon me BDI-në.

“Një takim i tillë do të zhvillohet javën tjetër, mendoj se është nesër. Duhet ta shoh orarin, por mendoj se është nesër. Në takim, dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, për të mos spekuluar me emrat, ku ai do të nominojë kandidatë, BDI nuk do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si Kryeministër”, tha Mickoski, i pyetur për Taravarin.

Ai dhe Taravari, shtoi ai, si kolegë në Qeveri, kanë komunikim të përditshëm.

Advertisement

Mickoski informoi gjithashtu se në gjysmën e dytë të këtij muaji, do t’ia paraqesë Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari ka vendosur të kandidojë me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas këtij vendimi, partnerët e tij të koalicionit në VLEN vendosën që Koalicioni të bëhet parti, por pa Aleancën./Telegrafi/

The post Sot pritet të takohen Mickoski dhe Taravari, do të diskutojnë për funksionin e ASH-së në Qeveri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy