Sot për në orën 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Qeveria e re që pritet të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski do të ketë 21 funksionarë. LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tetë anëtarë aktualë po largohen nga Qeveria, mes tyre edhe kryeministri Zoran Zaev. Nikolla Dimitrov nuk do të jetë më zv. kryeministër për Çështje Evropiane, Radmilla Sheqerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtarë të Qeverisë nuk do të jenë ministri aktual i Shëndetësisë Venko Filipçe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, Ministrja e Punës dhe Politika Sociale Jagoda Shahpaska dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska.

Ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq (LSDM) duhet të zërë vendin e tyre si zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Slavjanka Petrovska (LSDM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Sali nga Alternativa do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri (BDI) do të marrë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trençevska (LSDM) do të udhëheqë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Bisera Kostadinovska Stojçevska (LSDM) do ta marrë Ministrinë e Kulturës.

Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë personi i parë i MSHIA-së, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa resor në krye të diasporës./Telegrafi/

Sot pritet votimi i Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";